Parafillorët e Akrashticës së Vushtrrisë shënuan festën e tyre

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Me aktivitete kulturore e artistike dhe nën moton “Tanimë shkollarë”, nxënësit e klasës Parafillor të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë kanë shënuar festën e tyre me rastin përfundimit të nivelit Parafillor dhe përgatitjes për klasën e parë.

Drejtori i shkollës, Hajdin Islami ka përgëzuar nxënësit dhe u ka dëshiruar suksese në rrugën e gjatë të dijes. “Jam i lumtur që sot të gjithëve juve fëmijë të dashur po ju shoh që pas angazhimit tuaj për një vit po e kurorëzoni me sukses përfundimin e klasës Parafillor dhe po bëheni gati për klasën e parë”, ka thënë drejtori Islami.

Drejtori Komunal i Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani i cili mori pjesë në këtë manifestim u ka shpërnda certifikata nxënësve me rastin e përfundimit të kësaj klase.

Arritjet e nxënësve të saj i ka vlerësuar lartë edhe edukatorja Sala Hajrizi e cila ka thënë se, “kam qenë me fat që kam patur nxënës kaq të talentuar”. Ajo ka falënderuar gjithashtu edhe prindërit për bashkëpunimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme