I manipuluar po konsiderohet numërimi i votave të këshilltarëve komunalë të Podujevës me rastin e votimit të propozimvendimit të Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendosjes së njësorëve elektrikë në majë të shtyllave nga KEDS-i.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së, Fitim Haziri, i cili e kishte propozuar këtë vendim, ka thënë se atë ditë votat ishin 17 pro, ndërsa 16 kundër, shkruan sot Koha Ditore.
Por vota abstenuese e një këshilltari të partisë në pushtet ishte numëruar si kundër dhe me këtë rast kryesuesi i KK-së, Fatmir Gashi e kishte përdorur votën e dyfish.
Këshilltari Haziri për këtë është ankuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), prej së cilës është duke pritur përgjigje.