Paralajmërohet takim i përbashkët qeveritar Serbi-Maqedoni

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 16:25 | Nga

Aleksandar Vuçiq sot priti në takim ambasadoren e Maqedonisë në Serbi, Vera Jovanovska-Tipko, dhe e njoftoi se kryeministrja serbe Ana Brnabiq, do ta ftojë Zoran Zaevin të mbajnë takim të përbashkët  të dy qeverive, në Beograd.

“Gjithë mendojmë se është e nevojshme të punojmë me vlera dhe përgjegjësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes neve”, ka thënë Vuçiq në takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim ambasadorja dhe presidenti janë marrë vesh që pas emërimit të një këshilltari për siguri kombëtare në Serbi, të mbahet takim me kolegun e tij nga Maqedonia.

Temë e takimit ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit në gjitha sferat, veçanërisht në ekonomi, turizëm dhe qasje të përbashkët në tregjet tjera.

Gjithashtu është konstatuar se bashkëpunimi mes odave ekonomike mes dy vendeve është i mirë, që është sipas bashkëbiseduesve është tregues i mirë për themelimin e një biznes-klubi Serbi-Maqedoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme