Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar në Venezuelë

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar edhe historitë që japin shpresë.

Në orët e vona të së shtunës, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar, të identifikuar si Moises, të cilët kishin qëndruar të bllokuar për rreth 74 orë që nga momenti kur tërmeti goditi vendin.

Lajmi u konfirmua nga UNGRD, e cila ndau një mesazh prekës: “Moises u shpëtua gjallë dhe është shëndoshë e mirë! Ne punuam së bashku me një qëllim të vetëm: të shpëtojmë jetë”.

Të ngjashme