Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, reagon Sali Berisha

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Sali Berisha ka reaguar në Facebook pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD. Të dashur miq, rikthimi te vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Të ngjashme