Pas dy javësh, gjendet trupi i 82 vjeçarit në Erenik

Gjakovë | 19 Jan 2018 | 13:22 | Nga

Trupi i pajetë i 82 vjeçarit që ra në lumin Erenik është gjetur sot rreth orës 11:50 nga ekipi i FSK-së.

Trupi i të ndjerit M. H është gjetur pas 14 ditë kërkimesh, dy kilometra nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se informatën për këtë rast e kanë marrë më datën 5 janar 2018 në orën 16:35 nga i biri lidhur me zhdukjen e prindit të tij.

Më pas Policia është informuar nga një dëshmitar se personi në fjalë kishte kërcyer nga ura që lidhë pjesën e qytetit me fshatin Moglicë dhe ishte hedhur në lumin Erenik, informatë kjo që Policia e ka vërtetuar edhe përmes kamerave të sigurisë që janë të vendosura në qytet.

Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, si dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova.

Njësitet e FSK-së janë përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm dhe vështirësive tjera.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës ju lirohet familjarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme