Pas hyrjes së ndihmave humanitare të ShBA-së në Venezuelë mund të ketë konfrontime

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka thënë se mund të ketë atje konfrontim pas hyrjes së ndihmave humanitare të ShBA-së.

Ai ka ftuar qytetarët e vendit të tij që të kalojnë kufirin dhe t’i sjellin këto ndihma në javën tjetër, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Guadio dëshiron që karvanët me ndihma të hyjnë në Venezuelë edhe pse Presidenti Nicolas Maduro ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Sipas Maduros, ShBA me këto ndihma dëshiron të justifikojë më pas një ndërhyrje të saj në këtë vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme