Pas Kosovës, Donfried dhe Escobar nesër në Serbi, takohen me Vuçiqin

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, bashkë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të zhvillojnë nesër vizitë edhe në Serbi.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe ata do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ora 15:00.

Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor, vizita e tyre do të fillojë nga Kosova që takimet me liderët shtetëror do të jenë sot.

Më pas, ata do të vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Të ngjashme