Pas paralajmërimit se mund të ketë bombë, mbyllen stacionet e metrove në Kiev

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 15:22 | Nga

Pesë stacione nëntokësore të trenit janë mbyllur në Kiev të Ukrainës pas një paralajmërimi se mund të ketë bombë në prag të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që mbahet sot.

Ky lajm u bë i ditur nga operatori i metrove të kryeqytetit ukrainas.

“Stacionet janë mbyllur për udhëtaret dhe po bëhen kontrolle”, u tha në deklaratën e postuar në Twitter.

Ky njoftim vjen pasi mijëra fansa të Real Madrid dhe Liverpool janë mbledhur në Kiev për finalen e parë të UEFA-s që mbahet në Ukrainë, shkruan REL.

Finalja, e cila do mbahet në Stadiumin Olimpik të NSC, do të fillojë në orën 9:45.

Kjo lojë, që është organizuar nga i njëjti stadium ku u mbajt finalja e Euro 2012, është një ngjarje e rrallë prestigjioze për Ukrainën e cila është ende në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe përballet me probleme të rënda ekonomike dhe të korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme