Pas protestës, Bashkia e Tiranës nis pastrimin

Tiranë | 21 Shk 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Bidonat me ujë, qeset dhe degë pemësh të thyera u pastruan nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, pas përfundimit të protestës së opozitës. Punonjësit pastruan rrugë dhe lulishten pranë godinës së seancave plenare.

“Ajo që mbeti pas ishin një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, por edhe tymuese të cilat u hodhën nga protestuesit”, tha Bashkia e Tiranës.

Sipas Bashkisë, ka pasur vandalizëm edhe ndaj pemëve duke hipur mbi to e duke i dëmtuar, transmeton ATSH.

Menjëherë me largimin e protestuesve nisën nga puna punonjëset e Bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme