Pasi u konstatua se Bedri Rexhepi u vra – vëllai i tij reagon me një postim prekës

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Pas konstatimit të vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi ka reaguar vëllai i tij Vedat Rexhepi.

Ai ka thënë se presin vendimin meritor për vrasësit e vëllait të tij.

Vedat Rexhpi ka potencuar se dy personat Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ishin ndihmuar vazhdimisht nga i ndjeri.

“Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar’, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës,

Pas identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ne, familja Rexhepi, sot jemi njoftuar nga organet përgjegjëse se mund ta tërheqim trupin e më të dashurit tone Bedri Rexhepi.

Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit.

Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar.

Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar.

Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu. Duke qenë në dijeni rreth kompleksitetit të rastit, i falenderojme të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë (AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti) për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tonë.

Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

Me respekt, Familja Rexhepi

Të ngjashme