Pasojat serioze për sigurinë në veri të Kosovës si rezultat i dialogut të padefinuar

Prishtinë | 04 Shk 2024 | 18:34 | Nga Meliza Haradinaj

PASOJAT SERIOZE PËR SIGURINË NË VERI TË KOSOVËS SI REZULTAT I DIALOGUT TË PADEFINUAR, TË PA-AFAT, TË PAMBIKËQYRUR TË BE-së, QË LEJUAN SERBINË TË VAZHDOJË E PASANKSIONUAR PËR MOS ZBATIM TË MARRËVESHJEVE EKZISTUESE:

· Ende nuk kemi kufij të funksionalizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011 – duke lejuar kështu kriminelët dhe kontrabandën (armë dhe mallra të tjera) të hyjnë të papenguar në Kosovë;

· Ende nuk kemi liri të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për qarkullim të përgjithshëm – pavarësisht se në vitin 2014 është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit – duke mundësuar kështu mbajtjen/izolimin e enklavave ilegale serbe pa bashkëpunim me autoritetet e Kosovës;

· Ende nuk kemi shpërbërje reale të strukturave paralele të paligjshme të Serbisë në Kosovë dhe ndërprerje të pagave nga Serbia – pavarësisht se Marrëveshja e Integrimit të Mbrojtjes Civile është nënshkruar në vitin 2015 – duke lejuar kështu fuqizimin e bandave kriminale të Serbisë për të kërcënuar dhe frikësuar serbët në veri (dhe kërcënuar sigurinë si psh. agresioni në Banjskë).

PSE KOSOVA DUHET TË MBETET E BLLOKUAR DREJT BE-së e NATO-së DHE TË FAJËSOHET PËR AVANCIMIN E SUNDIMIT TË LIGJIT NË TERRITORIN E VET – NDËRKOHË QË SERBIA VENDOSMËRISHT MBETET QENDËR KRYESORE RUSE NË BALLKAN?

(Autorja ka qenë ministre e Jashtme e Kosovës)

Të ngjashme