Jemi futur tashmë në spiralen e krizës se re institucionale e cila nuk erdhi si rezultat vetëm i keqqeverisjeve, por kjo krizë ka filluar që në ditën e zgjedhjeve të Tetorit 2019.
Pra, vet zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor janë edhe burimi i krizës së përsëritur në vend që nga shpallja e pavarësisë.Kriza që po trumbetohet në luftën speciale mediale dhe e cila nga një mos kujdes apo neglizhim edhe mund të eskaloj në një situatë rendues për shtetin dhe qytetaret e Kosovës, tani ka spektrua vijat e interesave individual edhe grupore që e mbajnë peng shtetin dhe qytetaret e Kosovës që nga pavarësia. Të gjitha këto janë pasoj e të berit politike me matematika përfitimi personal e grupor pa menduar asnjëherë për të mirën e shtetit e të qytetarëve.
Një debat pak më i ngjyrosur po shpërfaqet kohëve të fundit midis PDK dhe këmbënguljes se Ramush Haradinajt si kandidat për president. Dua të theksoj se çfarëdo debati edhe ky për president, i cili zhvillohet midis partive politike në Kosovë apo personaliteteve politike mes tyre, e i cili nuk zhvillohet përmes metodave të dhunës, për mua e ndihmojnë dhe e zhvillojnë politikbërjen edhe i bëjnë shumë mirë zgjidhjes përfundimtare, pavarësisht epilogut që sjellë. Pra lufta e të kundërtave e qon procesin përpara apo në politikë i avancon parimet e demokracisë.
Me kyçjen time në jetën politike aktive në zgjedhjet e tetorit 2019, kam mbështetë mendimin e krijimit të një 《qeverie gjithë përfshirëse》 si variant i qeverisjes dhe kjo qeveri me këtë kuvend për katër vitet e ardhshme të mbyllte reformat shtetërore administrative dhe elektorale edhe ti përmbyllte bisedimet me Serbinë si dhe heqjen e vizave, ose në variantin më të keq, një 《qeveri me të gjitha partitë shqiptare》 përveç LVV, meqë ajo nuk e njihte shtetin e Kosovës si Republike të pavarur, (ngase LVV në dokumentin e saj themeltar e ka tezen e bashkimin kombëtare Made in Rexhep Qosja), atëherë partitë tjera duhet ta forcojnë edhe integrojnë shtetin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare përfshirë edhe NATO.
Nuk ka asnjë detyrë tjetër patriotike e shtetërore më madhore se sa inkuadrimi i Republikës se Kosovës në BE dhe NATO dhe miqësinë permanente me SHBA.
Për mendimin tim përveç dialogut ndërpartiak për zgjedhjen e presidentit, partitë duhet ta hartojnë, në tryezën e ideuar, edhe platformën shtetërore të qeverisë për ecjen deri në zgjedhjet e rregullta.Nëse nuk e hartojnë edhe platformën bashkë me konfigurimin e qeverisjes e presidentit, nga kjo krizë do të kalojmë shpejte në kriza që unë i parashoh se do ndodhin rreth bisedimeve.Kjo mundet sërish ta destabilizoj shtetin e Kosovës.
Partitë politike shqiptare të Kosovës duhet patjetër me krijua më në fund një standard normativ kushtetuese që e sanksionon mandati i Kuvendit të Kosovës të zgjasë aq sa e parasheh kushtetuta, 4 vite.
Krizat qeverisëse duhet të shmangen përmes reformës zgjedhore.
Mjafte më, që në kuvend me hy deputet në vende të rezervuara, edhe mjaft po ashtu me u bë deputet një kandidat, prej qytetareve që votojnë për pese veta.
Nuk prodhon stabilitet as legjitimitet politik formula e tille e zgjedhjeve, ndaj kjo duhet ndalur.
Krizat nëpër të cilat po kalon Kosova, që nga shpallja e pavarësisë vijnë ngase procesi zgjedhor është formule e komprometuar me bazë manipulimin e votës qytetare, e jo vullnetin e zgjedhësve në një shtet. Cilado qeveri që vjen në pushtet nga kjo formule elektorale ka me përjetua krizën e mbarimit të jashtëzakonshëm të mandatit, gjë që asnjë qeveri në asnjë shtet të botës nuk ka rekord më të zi se sa Kosova. Asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritë me e krye mandatin e saj kushtetues.
Unë e shoh si të mundshme, edhe besoj se përgjegjshmëria e lartë që ka tregu PDK edhe deri tani, duhet ta bëj që ajo të hyjë në hartimin e platformës, e cila Republikës së Kosovës do t’ia sjellin edhe presidentin edhe rrugën e dinjitetshme për të vazhduar procesin e funksionalitetit të shtetit.
Qeverisja Hoti është braktisur gjatë rrugës nga partneret e saj, e kjo e ka futë në pozicione jo të favorshme qeverisëse.
Por, mua me duket se deri tani kanë ecur mirë. Ne, për herë të parë kemi një qeveri, ku ende nuk po përflitet hapur për vjedhje me tenderë. Kemi një qeveri që ka arritur një marrëveshje historike në Washington, me të cilën do vendosen themelet e subjektiviteti ndërkombëtarë shtetëror të Kosovës. Ne e pamë qeverisjen e LVV, për 50 ditë iu përfolën ministrat për një varg shkeljesh madje edhe tender korruptiv. U prek në arkivat e shtetit edhe në dosje të kualifikuara si sekrete shtetërore dhe sot, konstatimit tim se ndikimi rus në administratën shtetërore të Kosovës, që nga zgjedhjet e Tetorit ’19, i shtihet fakti se e posedojnë edhe po thuaj çdo informate të klasifikuar, përfshi edhe kodet që cenojnë sigurinë financiare të vendit rasti i transferimit të dy milionëve, që është mjeshtri e të fshehurit të “arushës” shumë milionëshe prapa ”lepurit” dy milionësh. Jemi pa asnjë mbrojtje nga lufta kibernetike dhe as ajo e diplomacisë së spiunazhit, përfshi dhe veprimet e fundit të publikimit të kontratës së këshillimit, siç ishte ajo e Amabasadorit Walker, që është veprimi me komprometues në shërbim të qarqeve inteligjente antishqiptare. Ne jemi përballur me pretendimet e diplomacisë serbe dhe ruse për gjoja stisje nga ana e ish Ambasadorit Walker edhe rreth masakrës se Reçakut, që shërbeu si një “Casus beli” për ndërhyrje humanitare të FA SHBA dhe NATO. Këto veprime të papjekura të UD së presidentit (që nuk duhet ti faturohen rastësisë dhe mos dijes, nga ana e Inteligjencës shtetërore), qasja në arkivat e shtetit në dosje të klasifikuara si sekret shtetëror, administratën shtetërore të Kosovës e kanë nxjerrë lakuriq para Botës.
Ne këtë prizëm unë mendoj se ky kabinet i qeverisë Hoti, ka treguar se qeverisjet në Kosovë munden me u kontrollua.
Kemi disa vendime të përfolura për luftën antikorrupsion, ngase kjo qeveri shpërndau grupin antikorrupsion. Unë e kam vlerësuar shpërndarjen e tij, nga se ka qenë si mekanizëm jo efiçent.Ai ishte i formuar për të luftuar korrupsionin e qeveritareve, ndaj këtë veprim të shpërndarjes së tij, e kam lexuar se, qeveria Hoti, përkatësisht Kryeministri Hoti tregoi se nuk do të investojnë në prokuror, por në personalitete me pedigre të pastër të cilët nuk janë aty për te vjedhë përmes tenderëve. Formulë politike që si standard e vuri PDK në programin qeverisës për zgjedhjet e Tetorit 2019. Mirë që po aplikohet. Edhe pse struktura e ministrave të kësaj qeverie si individ nuk janë modeli më pozitiv.
Pra për mua qeveria sikur të kishte “besën” e dhëne nga aleatet e saj, do të kishte mundur me bë vepra më të mëdha qeverisëse.
Meqë kjo po i mungon, unë besoj se PDK, duke hyrë në qeveri edhe duke marr përsipër me kontribuua në zgjedhjen e presidentit ka me stabilizua jo qeverinë, se kjo nuk është platforma jonë në PDK, por qeverisjen në vend gjegjësisht shtetin dhe institucionet shtetërore.
Unë besoj se shqiptarët në Kosovë do të frymonin lirshëm, nëse iu hiqet presioni i rënieve dhe ndryshimit të qeverive, për një mandat të plotë katër vite.
Kjo do të sjelltë frymëmarrje, njëjte sikur tani të fillonte përdorimi i vaksinës anticovid.
Ne po vuajmë, edhe mendoj se varfërinë e kanë thellua edhe zgjedhjet e parakohshme që Kosovës po i ndodhin vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë.Nuk kemi luksin të bëjmë zgjedhje në çdo dy vjet.
Kjo detyrë për ta stabilizuar legjislativin, dhe përmes legjislativit shtetin e Kosovës, mundet ta bindë PDK-në, mbase me hy në dialogun serioz rreth zgjidhjes së këtyre vakancave institucionale që i krijoj veçmas Gjykata Speciale.
Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ligjshmërinë e kësaj qeverie ngase një deputet paska votuar nën masën e vendimit te gjykatës, atëherë unë mendoj se çdo njeri që merë pjese në seancë plenare të kuvendit, e ka mandatin e deputetit. Përndryshe nëse nuk e ke mandatin e konfirmuar të deputetit nuk mundesh në asnjë mënyrë me hy në seanca të kuvendit. Andaj për mua gjithçka ka qenë kushtetuese dhe këtu mbyllet debati për këtë pyetje të ngritur që si epilog do e konfirmoj ligjshmërinë e qeverisë Hoti.
Pas tejkalimit të këtyre sfidave që po prodhojnë krizë institucionale në vend, me mbështetjen konstruktive ne emër të vlerave të shtetit që po e bën PDK, rikonsolidimi i institucioneve duhet të fokusohet krahas reformave të theksuar si imediate dhe me impakt pozitiv në stabilitetin politik, edhe në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore për implementimin e detyrimeve që kanë dalë nga marrëveshja e Washingtonit.
Përmes implementimit të këtyre zotimeve, Kosova do të kaloj në stadin e subjektiviteti ndërkombëtarë shtetërore në raport me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare me theks Washingtonin.