Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicës, reagon ndaj paralajmërimeve indirekte të drejtuesve komunalë për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, e cila paraqet një simbol për qytetin e Mitrovicës. Paralajmërimi për rrënim tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit dhe vartësve të tij.
Shtëpia e Xhafer Devës duhet të konservohet dhe të ruhet, meqë paraqet një vlerë të rrallë historike në qendër të qytetit. Ndërsa, për banorët që janë aty komuna duhet të gjej zgjidhje për strehimin e tyre.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kërkon nga Komuna e Mitrovicës që të mos lejoj varrosjen e asaj shtëpie monumentale, ku më pas komunarët dhe profiterët tjerë do të ndajnë fitimin nga ndonjë ndërtesë shumëkatëshe. Drejtuesit e komunës duhet të ndërhyjnë për ta ruajtur atë objekt, ndryshe do të mbeten në histori si rrënues të historisë së Mitrovicës.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, mbështet reagimet e qytetarëve mitrovicas që kanë filluar për ruajtjen e shtëpisë së Xhafer Devës. Mitrovicasit nuk do të lejojnë assesi rrënimin e historisë së Mitrovicës edhe nëse Agim Bahtiri provon ta bëj një gjë të tillë.