PDK ekspozon “dështimet” e Shpend Ahmetit para Komunës

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka hapur “ekspozitë për qytetin e Prisht-inës”. Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Vivianit Fejza, tha se kjo ekspozitë është për të pasqyruar keqqeverisjen në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Ne e kemi filluar këtë ekspozitë për qytetin e Prishtinës për arsye se tash e 20 vite kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është duke u keqqeverisur, është duke u degradua jo rastësisht shumë portale të njohura evropiane dhe botërore po e shpallin Prishtinën si kryeqytetin më të shëmtuar për fat të keq ne jetojmë këtu dhe që mijtë tanë kanë me u rrit këtu dhe realisht duhet që të krijohet një qasje tek kandidatët që kandidojnë për kryetar të Prishtinës që mos me shfrytëzua komunën e Prishtinës vetëm si trampolinë me i marr pozitat e tyre përkatëse edhe në pozita qeveritare”, tha Fejza.

Ai tha se Ahmeti duhet ndjekur shembullin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, i cili po punon për bashkinë që është zgjedhur dhe nuk i interesojnë punët e nivelit qendror.

“Prishtinën duhet me e ndje e dasht një shembull është Erion Velijaj në Tiranë që po punon dhe nuk i intereson fare se çfarë vendime merr qeveria apo çfarë vendime merren në parlament, ai punon për qytetit për të cilin është votua”, tha ai.

Fejza tha se Komuna e Prishtinës ka humbur 23 milionë euro nga të cilat po të i kishte do kishte investuar në infrastrukturën e qytetit.

“Ekspozita nuk do bëhej fare sot nëse komuna e Prishtinës nuk do ta bënte traditë që cdo vit të ketë suficit buxhetor, edhe vitin e kaluar ka pas shumë, këtë vit kanë qenë 23 milionë euro te humbura, nëse do ishin këto 23 milionë euro sot ne nuk do ishim ketu sepse do mbylleshin gropat, do rregulloheshin trotuaret, do kishte më shumë parqe e hapësira të gjelbëruara për qytetarët e Prishtinës, do intervenohej dhe do bëhej zgjidhje apo zbutje e kaosit në komunikafion, ndricim në shumë lagje të Prishtinës këto janë disa prej problemeve por ka edhe problem tjera me 23 milionë euro mundesh me bë edhe çerdhe, shkolla e shumë gjera tjera”, tha ai.

Fejza përmendi edhe njëherë se Ahmeti e ka neglizhuar komunën që e kryeson duke u marr me çështje të shtetit i cili është pjesë e ekipit negociator.

Të ngjashme