PDK-ja ia ofron Thaçit katër propozime për demarkacionin

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 08:06 | Nga

Janë katër versione që prej dy muajsh ndodhen në tryezën e presidentit Hashim Thaçi, tri nga të cilat do të mundë tu prezantoheshin autoriteteve të Malit të Zi si propozim-zgjidhje për çështjen e demarkacionit.

Të gjitha kërkojnë ri-negocimin e Marrëveshjes së kufirit ose dërgimin e rastit në arbitrazh.

Njëri version është deklaratë pajtimi në mes dy vendeve. Tjetri është aneks i Marrëveshjes së 26 gushtit të vjetëm. I treti përbën deklaratë të përbashkët mes kuvendeve të Kosovës e Malit të Zi.

Nëse asnjëri nga tri versionet nuk do të mbështetej nga Podgorica zyrtare, nëpërmjet versionit të katërt është paraparë zgjidhje e njëanshme – nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shtetit nuk e ka marrë në konsideratë ndonjërën, pavarësisht se draftet janë hartuar nga juristë të Partisë Demokratike, subjekt politik që Thaçi e ka drejtuar deri në fillimvit, kur është zgjedhur në majë të pushtetit. Ato i posedon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka pasuar Thaçin në krye të partisë.

Gazeta nuk ka mundur të mësojë nëse të tillat janë vënë edhe në tavolinën e kryeministrit Isa Mustafa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme