PDK-ja përkrah ndërtimin e shtëpive për familjet e dëshmorëve

Podujevë | 22 Shk 2017 | 15:48 | Nga

Nënshkruesi për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tridhjetë shtëpive për familjet e dëshmorëve në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc të Podujevës, me Ministrinë e Punës së Mirëqenies Sociale (MPMS), kryetari aktual Veliu e merr si meritë të veten, kështu thuhet në kumtesën e dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë,

Tutje në këtë kumtesë thuhet se konkretizimi  dhe vazhdimi i këtij projekti daton më herët, qysh nga qeverisja e kaluar kur PDK e udhëhiqte qeverinë e Kosovës dhe pikërisht në këtë qeverisje nga mandati i kaluar, kemi projektin dhe financimin e ngritjes dhe të ndërtimit të shumë shtëpive për familjet e dëshmorëve, por edhe të atyre në nevojë.

Por,sipas kumtesës se Kuvendit Komunal në Podujevë, shihet se kryetari aktual përpiqet që t’i diferencoj familjet e dëshmorëve dhe ato në nevojë për çështje elektorale.

PDK-në dega në Podujevë, ka bërë përpjekje dhe bënë që familjeve të dëshmorëve dhe atyre në nevojë t’ua siguroj kulmin mbi kokë, sepse kështu ne do ta ruajmë dhe të përkujdesemi që baza e shoqërisë – familja të jetë stabile dhe të kenë kushtet elementare për një jetë të qetë dhe pa brenga, pavarësisht nga statusi i saj në shoqëri, thuhet në komunikatën për media.

Partia Demokratike e Kosovës dega Podujevë  sqaron opinionin publik se përpjekja për të marr meritat të tjerëve, në këtë rast mundin e PDK-se për ndërtimin e shtëpive për familjet e dëshmorëve, është jo e sinqertë, abuzive dhe ne pikë te fundit për qëllime krejtësisht elektorale, te cilat tanimë edhe kryetari aktual  e di se zgjedhjet i ka të humbura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme