Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 38 vjetorin e rënies së tyre.
Në një postim në faqen e kësaj partie në Facebook, thuhet se Mala e Berisha që zënë vend në piedestalin e historisë së lavdishme të Kosovë si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri.
Postimi i plotë e Partisë Demokratike të Kosovës:
Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për Atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal. Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri. Në këtë ideal, në luftë frontale me policinë serbe, të dy ranë dëshmorë në mesnatën e 11 janarit të vitit 1984, për t’u shndërruar në flakën e pashuar të janarit, e cila ndriçoi rrugën e