PDK në Drenas tregon se çfarë ndodhi me vëllanë e Ramiz Lladrovcit

Drenas | 26 Maj 2017 | 15:41 | Nga

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati. Kështu ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka mohuar se Emri Lladrovci ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.

“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë. Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, disa media kanë raportuar të premten se në një fshat të Drenicës, persona deri tash të panjohur kanë sulmuar fizikisht, Emri Lladrovcin, vëllanë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Emrii Lladrovci ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesë e njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme