PDK: Papërgjegjësia e komunës ka lënë qytetarët e Fushë Kosovës pa ujë të pishëm

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava, ka thënë se neglizhenca dhe papërgjegjësia e komunës, tash e 20 vjet ka lënë qytetarët pa ujë të pijshëm.

Këto kritika në drejtim të komunës së Fushë Kosova, Tërnava i bëri gjatë një takimi me kryeshefin e KUR Prishtina, Ilir Avdullahu, ku diskutuan rreth problemit me ujë të qytetarëve të kësaj komune.

PDK e Fushë Kosovës ka akuzuar komunën për keqmenaxhim, papërgjegjësi dhe neglizhencë ndaj banorëve.

Sipas degës së kësaj partie në Fushë-Kosovë, mosndarja e mjeteve të premtuara për rrjetin e ujësjellësit është bërë shkak i vonesave të implementimit të këtij projekti jetik për qytetarët e kësaj komune. Financimi i rrjetit të furnizimit me ujë të Fushë Kosovës është bërë me përkrahje të Minsitrisë së Financave, thotë PDK-ja.

Tërnava, ka thënë se qytetarët deri më tash janë ndjerë të diskriminuar. Ai ka theksuar se PDK do të angazhohet fuqishëm që projekte si ky të mos zvarriten.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe diskriminuese për qytetaret e Fushë Kosovës. Komuna tash e 20 vite ka lënë pa ujë qytetarët e vet, për shkak të papërgjegjësisë që i shquan. Ne si opozitë në këtë komunë do të jemi zë i fortë që projekte të tilla t’i shtyjmë përpara dhe nuk do të lejojmë që neglizhencën e komunës ta vuajnë qytetarët”, ka thënë ai.

Edhe kryeshefi ekzekutiv i ujësjellësit të kryeqytetit, ka thënë se mjetet financiare janë bërë shkak i vonesave për shtrirjen e ujësjellësit.

“Mosgatishmëria e Komunës për përkraaje financiare dhe ofrimi i kushteve tjera, ka bërë që implementimi i këtij projekti të shtyhet, por ne jemi të gatshëm dhe shumë shpejt do të finalizohet ky projekt” është shprehur Abdullahu.

Ndryshe, Fushë Kosova është pothuajse e vetmja komunë ku një pjesë e qytetit nuk ka furnizim të ujit të pijshëm, ndërkaq sistemi i ujësjellësit tek tash ka arritur në fazën finale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme