Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë i ka larguar nga grupi i asamblistëve të kësaj partie tre antarë të saj.
Sami Latifi, Gani Haliti dhe Fatmir Habibaj nuk janë më pjesë e grupit të asamblistëve të PDK-së pasi që thuhet se nuk kanë respektuar qëndrimin e partisë.
Miratimi i deklaratës për largimin e tre asamblistëve është bërë me vendim unanim.