Pejani e sulmon fizikisht bashkëshorten

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 10:08 | Nga

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Pejës. Të hënën në orët e mbrëmjes, gruaja ka kontaktuar policin me arsyetimin se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

“Viktima femër K-shqiptare raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull K-shqiptar ai e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendime të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme