“Për 20 km/h tejkalim shpejtësie”, policia gjobit Ridvan Berishën

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se është gjobitur nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie.

Berisha këtë e ka njoftuar vetë përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka përshëndetur veprimin e PK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

“Bravo për policinë e Skenderajt! Për 20km/h tejkalim shpejtësie, policia zbatoi ligjin”, ka shkruar ai.

“Uroi që në këtë menyrë të zbatohet strikt ligji i trafikut për të gjithë! Kjo i duhet Kosovës!”, përfundon postimi i tij.

Të ngjashme