Për Ditën Botërore të Diabetit, organizohen kontrolla për të moshuarit

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Shëndetësisë dhe ajo për Mirëqenjen Sociale e Komunës së Prishtinës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, organizuan kontrolla sistematike për të moshuarit në Qendrat Sociale dhe Kultorore për të Moshuar, për të shënuar Ditën Botërore të Diabetit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook.

Për të shënuar 14 Nëntorin, Ditën Botërore të Diabetit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, organizuan kontrolla sistematike për të moshuarit në Qendrat Sociale dhe Kultorore për të Moshuar.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave e ngjashëm.

Përvec kontrollave shëndetësore, të moshuarit u informuan dhe këshilluan për rëndësinë e masave për parandalimin dhe rreziqet potenciale rreth kësaj sëmundje.

Komuna e Prishtinës me drejtoritë relevante mbetet e përkushtuar në zhvillimin e politikave dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme