Për herë të parë në histori Belgjika me kryeministre femër

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Belgjika do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministre femër. Vendimi u mor nga ministrat kryesorë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këtë të diel, 44 vjeçarja Sophie Wilmes do të bëjë betimin.

Charles Michel kishte njoftuar ditën e premte se do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit në fund të muajit nëntor, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.

“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të situatës aktuale” tha Wilmes në një prononcim të parë për mediat.

Sophie Wilmes studioi shkenca komunikimi, marketingu dhe publiciteti në IHECS në Bruksel.

Pas diplomimit, filloi në Komisionin Europian, duke u bërë një ministre federale, katër vjet më parë.

Nuk është e qartë se për sa kohë Wilmes mund të mbajë punën e parë, kjo do të varet nga negociatat në vazhdim, por mbase ajo mund të bëhet kryeministrja e qeverisë së re të koalicionit, në varësi të rezultatit të bisedimeve.

Kolegët e përshkruajnë Sophie Wilmes si një femër të përpiktë, inteligjente dhe shumë empatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme