Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 40 aksidente në trafik.
23 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 17 me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës ka shqiptuar 572 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Ndërsa, janë shqiptuar edhe 619 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.
Kujtojmë që vit pas viti në Kosovë shkaktohen qindra aksidente në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Shkaktarët kryesorë për këto aksidente janë vlerësuar të jenë shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes e vozitja nën ndikimin e substancave narkotike.