Për të pavaksinuarit dhe frikën!

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 16:12 | Nga Kimete Berisha

Frika nuk është pasojë e padijes. Është normale të kesh frikë. S’ka asgjë për të qeshur kur e dëgjojmë Nicole Kidman kur thotë se si ka frikë nga fluturat. Trimat e vaksinuar shqiptarë, po e konsiderojnë vaksinën si kallash, për të vrarë me përqeshje ata që ende nuk janë vaksinuar. Frikën nuk e zgjedh njeriu. Thjesht frika s’të pyet TY, sepse ‘frika ka shumë sy’!Frikësohesh kur dyshon. Për ta ‘shëruar’ të frikësuarin, duhet t’ia heqësh dyshimet. Frika nuk shërohet me fyerje. Fyen veç i marri dhe i padituri. Sepse, askush s’ka dëshirë të jetojë në dyshime dhe në frikë!Napoleon Bonaparta trim i madh po, por ka pasur frikë iracionale nga macet. Kanë treguar se kur maca i ka hyrë në shtëpi, Napoleoni ka kërcyer nga kauçi në kauçi i lmeruar. Nëse ke frikë nuk do të thotë se je i paditur, se je qyqar e primitiv…thjesht ka diçka që të neverit kaq shumë, si miu për shembull. Ti e di se miu nuk të mbyt, por ke kaq shumë neveri (që interpretohet si frikë), nga miu kur të hyn në shtëpi. Vaksinimi kundër Covidit është organizimshtetëror, por Vdekja jote është personale. Askush, asnjëherë (as krijuesi i vaksinave) nuk ka garantuar se Ti nuk do të vdesësh nga vaksina! Dhe se nuk do të infektohesh përsëri.Askush nuk ka thënë se ekziston vaksina me efekt qind për qind! Pra, ajo përqindje që mungon në vaksinë, mund të shndërrohet në dyshim, e dyshimi në frikë.Prandaj, frika nga sëmundja dhe nga vdekja është normale! Absolutisht normale. S’ka asgjë për t’u çuditur këtu! Eshtë niveli i ulët i kësaj shoqërie primitive, që i stigmatizon dhe i përqesh ata që ende nuk janë bindur të vaksinohen!Ata duhet t’i qetësoni, t’i bindni, e jo t’i përqeshni. Askush s’ka pse turpërohet nga frika e tij, sepse frikën nuk e zgjedh, frika është si një organ brenda teje, që duket se ka lindur në ty, para teje, prandaj nuk të pyet’ TY dhe logjikën tënde!Ti nuk dyshon dhe nuk frikësohesh pse je njeri i poshtër ose jopërgjegjës.Unë për shembull, shumë herë e kam rrezikuar jetën time me mend n’kry. Ka ndodhur të ma drejtojnë edhe alltinë te hunda, por atë frikë nuk e kamndjerë (ndoshta kam menduar, edhe sot mendoj se kërcënuesit nuk e kanë përnjëmend, prandaj nuk i frikësohen atij ‘lloj’ fundi, sepse ndjej se nuk do të më ndodh ai ‘lloj’ fundi). Dhe në mendjen time, gjithmonë më duket se kur do të largohem nga këtu, do të jem larg, në një vend të huaj, ose në rrugë, në ndonjë udhëtim. S’di pse…në ato momente ‘jam larg’! Jam rritur me rrëfimet e tmerrshme të të burgosurve politikë, por nuk frikësohen nga burgu.Frika ime më e madhe është shumë e vogël, aq e vogël sa as nuk e shoh. Ka diçka tjetër që më frikëson shumë. Me logjikë e di se e kam ‘gabim’, por diçka tjetër, si intuitë mbase, gjithmonë e mund logjikën time. Këtë kryesuesen e frikës sime jam duke e luftuar (nuk ia kam treguar askujt, se po mbaj ymyd se do ta ‘mbys’ së shpejti), kurse tjetra frikë e imja janë mikroorganizmat, është papastërtia. Sa më i madh me trup të jetë ‘arniku’ im më i vogël më duket. Sa më i vogël (mikroorganizmi), aq më i madh më duket.Se, vërtet, të ‘hahesh’ nga diçka që nuk e sheh është kaq e neveritshme, kaq e dhimbshme. Nuk jam vaksinuar, ende. Filozofia ime ka qenë: të ruhem, që as të mos infektohem, as të mos vaksinohem. Kam besuar se kujdesi i madh dhe izolimi do të më ‘shpëtojnë’! Aq shumë jam kujdesur sa që për 1 vit e gjysmë prindërit i kam takuar vetëm dy herë!Ama aq shumë jam lodhur me izolim, sa jam bërë si personazhi vetmitar i Zaratustrës, që i lodhur nga vetmia-ia shtrin dorën njeriut të parë që e takon në rrugë. Pra, fillova të rrijë edhe me ata që dyshoj se janë të infektuar! A frikësohem nga vaksinimi?Pak. Meqenëse nuk kam bërë analiza kurrë, nuk e di çka kam ‘brenda’.Jo që jeta imeështë kaq e bukur apo se po e lë prapa vetes dikë që i nxjerr flokët me rrënjë për mua, por thjesht kam përtuar të ndjej dhimbje.Por thjesht, kam përtuar të më therr krahu, kam përtuar të bëhem telashe me ethe, me temperaturë…dhe kështu, do të vaksinohem… një ditë, hajt sot, hajt neser, e kam lënë për mukajet.Frika nuk tregon se ti je qyqar, por tregon shumë çka tjetër për ty. Dyshimin, pasigurinë, besa edhe dembelinë, përtesën. Richard Nixon ka pasur aq frikë nga spitalet, sa ka menduar se nëse hyn në ndonjë spital për t’u kontrolluar, nuk del më prej aty. Dhe në fund të jetës së tij, ashtu ka ndodhur, nuk ka dalë i gjallë nga spitali. Sa e sa hundleshi, sa e sa trimi janë frikësuar nga diçka që s’ta merr mendja. Frika gjithmonë duket e çuditshme, sepse bazohet në çudi. Dikush e stimulon te vetja ndjenjën e frikës, shikon filma horror sepse ka qejf të frikësohet, anipse e di se veç film është-kënaqet duke u frikësuar. Alfred Hiçkok, krijuesi i frikës filmike, për vete personalisht ka pasur frikë nga vezët e pulës. Alfredi e ka ditur se veza e pulës nuk ia merr shpirtin, por qe, frika jote nuk të pyet TY. Trimat më të mëdhenj frikësohen nga ‘gjërat’ e vogla! Cezari ishte njeriu më i fuqishëm në botë, por kishte frikë nga terri, nga murmurima dhe vetëtima.Në shekullin 19-të, ka qenë në ‘modë’ frika nga varrosja për së gjalli. Frederic Chopin ështē frikësuar aq shumë se do ta varrosin të gjallë, sa e ka lënë amanet, që para se ta varrosnin, t’ia heqin zemrën prej trupit. Natyrisht, familja ia kanë përmbushur amanetin. Edhe Anderseni e kapasur të njejtën frikë si të Chopin, frikën se do ta varrosin të gjallë. Edhe George Washington. E Hitleri s’ka lënë krim pa bërë, por për vete ka pasur frikë nga dentisti!Ti kur i sheh shqiptarët me qen kah duhen e përqafohen, pyet a është e mundur që Genghis Khan (sikurse Angela Merkel) ka pasur frikë nga qeni! Pra, frika jote nuk varet prej arsyes tënde! Prandaj, i thonë frikë iracionale. Shkenca nuk e ka zbuluar ‘organin’ e shpirtit e as të dashurisë, por ne nuk mund të jetojmë pa idenë e shpirtit.Prandaj çdo gjë është kaq e komplikuar (përveç për shqiptarët primitivë).Se ne nuk jemi veç racio (arsye), jemi ndjenjë, jemi shpirt.Prandaj i dituri e ka shtruar pyetje më interesante:A më e rëndë është kur e dëgjon dikë të thotë:’Po më dhemb koka’, apo kur thotë ‘M’u ka këputur shpirtii’. Shpirti nuk shihet-por këputet. A, sa dhimbshme. Veç Charles Darvin e kish pasur një frikë ‘luksoze’- frika se puna e tij kurrë nuk do të mirret seriozisht. Dhe, e shihni se kjo frikë e tij e ka paralajmëruar, koha ka treguar se frika e tij ka qenë ‘e qëlluar’! P. S. Do t’i humbim vendet e punës dhe shokët nëse nuk vaksinohemi! Shteti të kushtëzon të vaksinohesh privatisht (anipse kjo nuk shkruan në asnjë Ligj). Ajo që do të ndodh-do të ndodh, u frikësuam s’u frikësuam! Nëse do të ishim kaq besimtarë sa kujtojmë që jemi, do të ishim të bindur se ‘askush nuk vdes pa exhel’!Edhe një herë po të them: mos u turpëro nga frika jote-por pushtoje, nëse mundesh. Prandaj, më mirë, me dynja, çfarë të ndodh me krejt, edhe me neve. Çka na duhet jeta, në vetmi!


Të ngjashme