Përfundon trajnimi dyjavor i zyrtarëve korrektues

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të ShBA-së, grupi i deleguar nga ShKK, ka përfunduar trajnimin dyjavor me temën “Inteligjenca e Burgjeve” .    

Ky trajnim u mbajt si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet ShKK-së dhe International Narcotics and Law (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale. 
Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj ShBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme