Pronarët e hoteleve në Durrës po bëjnë thirrje që turistët nga Kosova t’i kalojnë pushimet në plazhin e bukur të Durrësit, raporton Ekonomia Online.
Një kërkesë e ka pasur edhe Astrit Kurti, nga “AS Hotel” i cili tha se janë duke u munduar që të ofrojnë komoditet në mënyrë që turistët t’i kalojnë̈ pushimet në bregdetin shqiptar. Ai tutje tha se janë detyruar që mos t’i rritin çmimet si pasojë e pandemisë.
“Çdo vit kemi bërë investime dua të zgjeroj restorant. Jemi detyruar që të mos rrisim çmimet shkaku i pandemisë dhe janë shumë atraktive. Këtu ofrohen shërbimet më cilësore. Po ashtu ne do mundohemi të ofrojmë komoditetin e duhur për të gjithë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Durrës përkatësisht ne hotelin As Hotel”.
Edhe kryetari i turizmit, Ruzhdi Kurtishaj e ka parë të nevojshme që turistët nga Kosova t’i kalojë pushimet verore në bregdetin shqiptar, pasi që sipas tij është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
“Tashmë jemi duke bashkëpunuar. Andaj po shihet qytetarët e Kosovës dhe duhet të vijnë këtu se gjejnë komoditet dhe është e rëndësishme bashkëpunimi që qetarët të vizitojnë bregdetin shqiptar. Është i destinuar për të gjithë̈ qytetarët që mendojnë̈ të jenë të pranishëm”.