Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje, tha njësia e reagimit emergjent të vendit të shtunën.
Kjo erdhi si pasojë e rritjes së niveleve të lumenjve në disa vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore pas ditëve të reshjeve të dendura, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë reshje shiu parashikohen në pjesën më të madhe të rajonit gjatë ditëve në vijim, duke vënë në gatishmëri autoritetet në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Gjermaninë jugore dhe pjesë të Austrisë.