Pesë shtetet e BE-së duhet të reagojnë tash për ta dëbuar Rusinë nga Ballkani

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 10:40 | Nga Adriatik Kelmendi

Tashmë është e qartë se i vetmi shtet i cili është rreshtuar me Rusinë në këtë pjesë të Evropës është Serbia. Mjafton të shihen ballinat e të përditshmeve beogradase dhe aty shpërfaqet në mënyrë agresive mbështetja për Rusinë dhe kundërshtimi i politikës demokratike perëndimore. Dorën në zemër as partitë në pushtet dhe ato opozitare nuk po lodhen ta maskojnë këtë mbështetje.

Ky çast do të duhej të shërbente si këndellje e Brukselit dhe Washingtonit se cila është Serbia e vërtetë dhe se e ka farsë rreshtimin me vlerat perëndimore.

Gjithashtu, pesë shtetet e BE-së të cilat kanë pasur dilema për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tash do të duhej t’i heqnin ato.

Duke e mbajtur ambiguitetin e statusit të Serbisë në Kosovë, këto shtete e rrezikojnë rajonin, duke i lënë një derë të hapur Rusisë që të ndikojë.

Me njohjen e Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në NATO, kompletohet platoja e sigurisë në rajon dhe izolohet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan.

Të ngjashme