Pesë të arrestuar për vrasjen në Klinë, ky është i dyshuari kryesor

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjecari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.

Sinjali mëson nga burimet se një person ka vdekur dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për këtë vrasje.

Sipas burimeve, i dyshuari kryesori është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

Të ngjashme