Pesë të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e Covid-19

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 531 raste të reja nga gjithsej 2948 testime të kryera.

Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 9,829 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Të ngjashme