Petkoviq: As Kurti as ndonjë faktor i huaj nuk do të vendosin fatin e serbëve

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se betimi i kryetarëve të sapo zgjedhur në komunat në veri të Kosovës “zyrtarizoi pushtimin e këtyre katër komunave nga ana e Kosovës”!

“Gauleiter-ët (shërbëtorët e nazizmit në Luftën e Dytë Botërore) e Kurtit, të maskuar si kryetar të komunave, sot dhanë betimet e tyre, me të cilat u zyrtarizua pushtimi i katër komunave në veri të Kosovës – nga Kosova”,  ka deklaruar kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, i cili u zotua bashkë me shefin e tij në Ohër se do të përmbahet nga gjuha urrejtjes dhe fyerjes së palës tjetër.

Ai ka pretenduar se është e qartë se “ky akt i “përdhunimit” të demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përgjegjësi e Albin Kurtit, për të cilin thotë se është “ideologu shqiptaromadh dhe shovinist antiserb”.

“Mirëpo kjo i shkruhet në “mëkat” bashkësisë ndërkombëtare, e cila, e udhëhequr nga interesat shkurtpamëse gjeopolitike, vendosi të pezullojë të drejtat politike të popullit serb në Kosovë”, e shfryn tërbimin Petkoviq.

Të ngjashme