Pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore, një gabim kapital

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 22:05 | Nga Lulzim Peci

Pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore, në kohën kur si asnjëherë më parë rajoni ka nevojë për stabilitet, është një gabim kapital me pasoja të rënda për vendin tonë.

Pikësëpari, me këtë akt do të dëmtohen rëndë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, dhe njëkohësisht do ta dobësohet pozicioni i shqiptarëve në këtë vend. Ky akt nga vendi ynë fqinj lexohet si një agresion në skenën politike nga një vend tjetër.

Së dyti, do t’i legjitimojë Vuçiqit opsionin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës me partinë e tij, e cila mund t’i fitojë dhjetë vende në Kuvendin e Kosoves, dhe në te ardhmen te jetë edhe pjese e qeverisë.

Me këtë mund shkaterrohet çdo perspektivë e pluralizmit politik ne mesin e komunitetit serb te Kosoves, dhe njekohesisht Serbia edhe zyrtarisht do ta bashkeqeverise vendin tone.

Se treti, me kete akt do te demtohen edhe me teper marredheniet e Kosoves me Perëndimin, kur kemi mbetur ne mes te rruges se perfundimit te dialogut me Serbinë, dhe jemi duke e bartur peshen e sanksioneve te BE-se.

Ne syte e Perëndimit, “bota serbe” dhe “bota e Albinit” do te shikohen me te njejtat thjerreza, dhe doren ne zemer, veshtire se mund te shikohen ndryshe.

Vetem nje gje ketu eshte enigme, dhe ajo se cfare po i duhet kjo Albinit, kur dihet se asnje te mire nuk i sjelle Kosoves, por i bjen vetem te keqija, dhe njekohesisht nuk i demton vetem shqiptaret e Maqedonise se Veriut, por edhe partite politike jo-nacionaliste ne kete vend.

Të ngjashme