PK apel ndaj pjesëmarrësve në trafik për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në rrugë

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë apel ndaj pjesëmarrësve në trafik për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në rrugë.

PK kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, shkruhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme