PK: Situata në veri e qëndrueshme dhe pa shqetësime

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 18:33 | Nga

Policia e Kosovës (PK) thotë se situata e sigurisë në gjithë vendin “është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për shqetësime”.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka reaguar ndaj “një numri shkrimesh në mediat serbe” që kanë publikuar njoftimet për, siç thuhet, “shtimin e pranisë dhe të aktiviteteve të Policisë në lokacione të caktuara” që ka shkaktuar “mbledhjen e rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë”.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe nuk ka nevojë për shqetësime”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që “të mos bien pre e dezinformatave që mund të plasohet nga qarqe dhe për qëllime tjera destruktive, por t’iu “referohen informacioneve zyrtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme