Plagoset një person në Vushtri, shoqërohen në polici katër persona, i dyshuari në arrati

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Vushtrisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek  Ura e Sitnicës.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e rendit. Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari në këtë rast tashmë është në arrati.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sipas tij, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur me armë zjarri. I lënduari, mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur menjëherë veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit”, tha Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se personi i dyshuar është në kërkim, ndërsa në kuadër të veprimeve të para hetimore janë shoqëruar për intervistim katër persona, të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin kompetent, ndërsa Policia pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Të ngjashme