Platoni dhe partitë tona politike

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 11:39 | Nga Afrim Kasolli

Platonizimi, pavarësisht peshës së madhe që ka pasur në traditën e mendimit filozofik perëndimor, asnjëherë nuk më është dukur si zgjidhje ideale për problemet e politikës. Një ndjenjë skepticizmi më ka mbajtur larg doktrinës së tij të drejtësisë hierarkike.

Sipas tij kaosi, padrejtësia dhe çrregullimi e kaplojnë një shoqëri dhe rend politik kur ata që nuk janë të thirrur dhe të prirur për një punë e uzurpojnë atë pozitë për arsyeje të ndryshme. Pra, sipas tij një rend është i drejtë vetëm atëherë ku çdo pjesë e zënë vendin e natyrshëm në kuadër të tërësisë.

Mirëpo, me kalimin e kohës duke parë shthurjen e kritereve profesionale dhe meritokratike në disa prej partive tona më është krijuar bindja se mbase nuk mund t’i zhvleftësojmë plotësisht pandehmat e tij teorike.

Kur sheh njeriu se si koniunktura partiake ngarkojnë njerëz pa kredibilitet profesional, me vokacion të dyshimtë inxhinierik teknik, të flasin për politikë të jashtme dhe i hesht të gjithë ata burra dhe gra që i ka në radhët e saj me formim shumë më superior intelektual dhe kombëtar, atëherë e kupton se çfarë pasoja mund të prodhohen në formacione politike ku interes primar bëhet, jo mbrojtja e kauzave të përgjithshme politike, por mirëmbajta hegjemonike e sekteve të tyre financiare.

Kur përfaqësimi i vetvetes shndërrohet në qëllim të vetëm dhe jo reprezentimi i interesave publike. Klanizimi, sektarizmi dhe mediokriteti afirmohen si standarde dominuese të sjelljes partiake.

Por, për këtë kritikë hipotetike të Platonit ndaj kësaj logjikë të mbrapsht në një shkrim të radhës…

Të ngjashme