Po dëshmohet se PDK është konstantja në skenën politike

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 12:20 | Nga Ilir Gashi

Në secilën variant, me apo pa zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës – PDK, duket të jetë prapë konstantja e zhvillimeve politike karshi variablave partiake.
Për dy javë, PDK ka shpërfaq 3 gjëra:

  1. Pushteti që ka komoditetin e numrave në Kuvendin e Kosovës, ka treguar pafuqinë e fragjilitetin e tij dhe se “shumë shpejt” mund të rrëzohet edhe formalisht!
  2. Hipokrizinë e një pjese të opozitës dhe mosgatishmërinë e saj për rrëzimin e Qeverisë duke u fshehur nën kërkesa që pamundësojnë zgjedhjet!
  3. Po dëshmohet se PDK është konstantja në skenën politike edhe me Liderizmin opozitar dhe fuqinë e saj si pol i vërtetë në raport me pushtetin!
    Disa “akterë” u ka lëvizur dioptria analitike, politike dhe bëjnë konstatime sporadike të gabuara, si “pamundësi për të qenë” krah zhvillimeve! Këta kanë diskrepanca të thella në mes të posedimit të informacionit dhe anlizimit të ngjarjeve.

Të ngjashme