Pochettino: Ronaldo e Messi janë të veçantë

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 08:46 | Nga

Pochettino ka lavdëruar Ronaldon para përballjes në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka insistuar se djelmoshat e tij duhet të kenë kujdes nga e gjithë skuadra e Real Madridit e jo vetëm Cristiano Ronaldo kur të përballen në Champions League të martën.

Pochettino përballet me Madridin që ka fituar herë Ligën e Kampionëve në dy vitet e fundit. Ata fituan në vikend kundër Getafes falë golit të Ronaldos në minutat e fundit të ndeshjes.

Favoriti për “Topin e Artë” këtë vit dhe golashënuesi më i mirë në histori të Realit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gjashtë gola në gjitha garat këtë edicion.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, por ata kanë shumë futbollistë të mirë” tha Pochettino.

“Kanë skuadër të mrekullueshme dhe trajner shumë të mirë. Janë klub fantastik, por për të fituar tituj të duhet kontributi i gjithë skuadrës”, shtoi ai.

“Cristiano është si Lionel Messi, janë shumë të rëndësishëm për ekipet e tyre. Ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, kjo është e qartë”.

“Është e vështirë të thuash diçka për këta lojtarë – sikur Diego Maradona — ata janë special”.

“Ata mund ta ndryshojnë ndeshjen dhe të bëjnë ekipin e tyre të luajë më mirë. Nuk jemi duke luajtur vetëm kundër Real Madridit, por do të luajmë edhe kundër lojtarit më të mirë në botë”, theksoi mes tjerash Pochettino.

Real Madridi dhe Tottenhami do të përballen në “Santiago Bernabeu” të martën nga ora 20:45.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme