Podujevë, ndërtohet trotuari në rrugën që lidh tri fshatra

Podujevë | 17 Mar 2017 | 15:06 | Nga

Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet në ndërtimin e trotuarit me kubëza përgjatë rrugës rajonale, në segmentin rrugor Dobërdol – Zakut – Kërpimeh.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, inspektuan punimet në ndërtimin e trotuarit në gjatësi prej 3,5 km, të rrugës rajonale në segmentin rrugor Dobërdol – Zakut – Kërpimeh.

Me këtë rast kryetari Veliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e kryerjes së punimeve për shkak të rëndësisë së veçantë që ka rregullimi i këtij trotuari për banorët e këtyre fshatrave.
“Me ndërtimin e këtij trotuari kemi krijuar kushtet për lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët dhe veçmas për nxënësit në këtë segment të rrugës rajonale”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se krahas ndërtimit të infrastrukturës rrugore, një nga prioritetet e Ekzekutivit Komunal, vazhdon të jetë edhe ndërtimi i trotuareve nëpër lagje të qytetit dhe nëpër fshatra.
Në kuadër të planifikimeve buxhetore për këtë vit është paraparë ndërtimi i trotuareve me kubëza në lokalitete të ndryshme, në një gjatësi prej rreth 13 km.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme