Podujevë: Rrah babanë, arrestohet

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 kanë arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Kjo sipas tyre kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.

Viktima ka refuzuar që të pranojë tretman mjekësor, ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar-babanë e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kanë njoftuar nga PK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme