Pogradec: Polici mbështet pas murit dhe sulmon me shpulla të riun

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Një video është siguruar nga Euronews Albania, ku një oficer policie sulmon një të ri në Pogradec.

Mësohet se polici i identifikuar si Gjergji Riza, ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari, duke e goditur në ambientet e një pallati.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese dhe siç duket aty, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.

Të ngjashme