Policët serbë dyshohet se fshehën një gëzhojë nga vendi i ngjarjes, ku u vra Ivanoviqi

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 08:07 | Nga

Dy policët e Kosovës, të arrestuar tri ditë më parë nën dyshimin për manipulim provash gjatë procesit hetimor rreth vdekjes së Oliver Ivanoviqit, të hënën janë lënë të lirë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, me gjithë kërkesën e Prokurorisë për t`i dërguar në paraburgim, ka vlerësuar se nuk ka bazë të mjaftueshme për t`i dërguar në burg.

“Koha Ditore” ka mësuar se bëhet fjalë për dy policët e komunitetit serb, Zharko Jankoviq dhe Dragisha Markoviq. Ata dyshohet se një gëzhojë plumbi e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera. Po ashtu, dyshohet se nuk e kanë ruajtur vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviqi.

Vendimin e Gjykatës për lirimin e policëve nuk e ka mirëpritur Prokuroria. Ajo, pos që e ka vlerësuar si vendim të papritur, ka paralajmëruar se të martën do të bëjë ankesë pranë Gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme