Policia aksion në Shëngjin – disa të arrestuar, një nga Kosova dhe një nga Arabia

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestua ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim pasi gjatë një aksioni të policisë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe kanabis sativa.

Në pranga janë vënë I. D., 40-vjeç, banues në Norvegji, D. S., 40-vjeç, banues në Itali dhe F. Xh., 23-vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po hetohen A. Q., 27-vjeç, banues në Kosovë, M. A., 34-vjeç, banues në Arabi Saudite, J. I., 36-vjeç, banues në Kosovë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ngjashme