Policia arreston dy të dyshuar dhe konfiskon afërsisht një kilogram marihuanë

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 15:23 | Nga

Në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore që ka ndërmarrë PK-ja në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, janë konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, janë arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante.

Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 03.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.

Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar:

 

  • F. M.                viti i lindjes 1997,                   m/sh/k
  • R. K.                viti i lindjes 1988,                   m/sh/k

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim (ku shihen pjesërisht dy të dyshuarit) të cilën e keni në vijim:

Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme