Policia asgjëson rreth 20 mijë bimë kanabis në kufi me Shqipërinë

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Rreth 20 mijë fije të bimëve narkotike janë gjetur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, rreth 5 kilometra në zonën malore nga Kosharja.

Policia, pas një hetimi, në orët e para të së shtunës ka nisur aksionin, ku gjatë ditës edhe është asgjësuar e gjithë sasia e mbjellë, raporton Klan Kosova.

Dyshimet e para të policisë janë se autoret vijnë nga Shqipëria. Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për identifikimin e personave përgjegjës.

Të ngjashme