Policia daneze mbyll përkohësisht urat kryesore në Danimarkë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 19:28 | Nga

Një operacion i udhëhequr nga policia daneze ka rezultuar në bllokimin e dy urave kryesore në Danimarkë si dhe ndërprerjen e shërbimeve të trageteve që udhëtojnë për në Suedi dhe Gjermani.

Policia e Kopenhagës ishte në kërkim të një automjeti “Volvo V90” të regjistruar në Suedi me targat “ZBP 546”.

Autoritetet e sigurisë janë duke dyshuar se tre personat që ndodheshin në këtë veturë, ishin të përfshirë në një krim të rëndë.

“Kërkimet për personat e dyshuar janë duke vazhduar gati në të gjithë vendin”, ka bërë të ditur policia daneze, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Jørgen Bonnichsen i cili ka punuar për 41 vjet për Shërbimin e Sigurisë dhe Informacionit danez, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë që të merren masa kaq të mëdha në Danimarkë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme