Policia e Kosovës megjithatë e njohu dhe respektoi Rikallon

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 12:52 | Nga

Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Nenad Rikallo, është duke u trajtuar në një prej spitaleve në Beograd, me arsyetimin se ka pësuar lëndime të hënën në aksionin e Policisë së Kosovës për të arrestuar Marko Gjuriqin.

Rikallo ka thënë se është goditur nga policët e Njësitit Special në këtë aksion. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Rikallo është lënduar rastësisht, duke theksuar se atë nuk e kanë njohur policët kosovarë.

Por në disa pamje të aksionit të së hënës, dëshmohet krejt e kundërta, njofton Klan Kosova.

Aty shihet qartë teksa policët duke e njohur Rikallon i afrohen, menjëherë pas arrestimit të Gjuriqit.

Për më tepër ndiqni pamjet:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme